Rikthimi i 'Prefektit', aktori Laert Vasili në Report Tv: Teatri do ndezë debate dhe do të përcjellë mesazhe! Pse nuk shqetësohen për foton e Berishës me ish-diktatorin Hoxha?

3 Dhjetor 2021, 20:46

Aktori Laert Vasili, i ftuar në Report Tv foli për rikthim e 'Prefektit' në Teatrin Kombëtar. Ai tha se Teatri do të ndezë debate politike dhe do të përcjellë mesazhe. Vasili tha se përse nuk shqetësohen përfaqësuesit e një partie politike shumë të madhe me drejtuesin e tyre që pozon i fortlumturuar me ish-diktatorin dhe pastaj thotë poshtë diktatura, duke iu referuar fotos së publikuar të Sali Berishës me diktatorin Enver Hoxha.