Rikthimi i 'Prefektit'/ Mbesa e Qazim Mulletit: Ka qenë intelektual dhe jo figurë groteske siç paraqitet! Vepra të rishkruhet, gati të ndihmojmë me informacion

2 Dhjetor 2021, 13:00 | Përditesimi i fundit: 2021-12-02 18:50:41

"Qazim Mulleti i vërtetë ka qenë intelektual dhe jo figurë groteske siç paraqitet te vepra 'Prefekti'", kështu deklaroi në Report Tv mbesa e ish-prefektit dhe ish-kryebashkiakut të Tiranës, teksa rileximi i veprës së Besim Levonjës në skenë e Teatrit Kombëtar ka ngjallur jo pak debat.

Me një lidhje me Skype për Report Tv, mbesa e Qazim Mulletit, Besforta Mulleti tha se vepra denigron figurën e tij, duke kërkuar një rishkrim të veprës teksa theksoi se ata janë gati të kontribuojnë me informacione. Sipas saj, Qzim Mulleti ka qenë një njeri mjaft i arsimuar për kohën e që fliste disa gjuhë të huaja, duke shtuar se ata po shohin edhe kuadrin ligjor për të penguar shfaqjen e kësaj vepre.