Rikthimi në auditore, rektori Artan Hoxha: 2 javë konsultime për studentët para provimeve

6 Maj 2021, 16:46

Pas vendimti të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha thotë se studentët do të kenë mundësi që të zhvillojnë dy javë konsultime në auditore para nisjes së sezonit të provimeve.

Komiteti i Ekspertëve nga institucione të arsimit të lartë të mbyllura për auditoret, ka lënë mundësinë që të futemi në një dy-javorsh konsultime me studentët dhe për të mbyllur disa procese akademike sic janë praktikat e studentëve dhe disa procese të cilat e kërkojnë komunikimin pedagogë-studentë në auditore apo laboratore e me rradhë”-tha rektori i UT, Artan Hoxha.

Hoxha tregon se ende nuk ka një vendimarrje por provimet do të zhvillohen të kombinuara, dhe ashtu si dhe në semestrin e parë pjesa më e madhe do të jenë online.

Brenda kësaj jave ne do të përcaktojmë, ende nuk kemi marrë një vendim, do përcaktojmë se si do të ecim më tej, por duke marrë parasysh eksperiencën e semestrit të parë, të njëjtin ushtrim kemi bërë dhe Universiteti Tiranës megjithëse e kishte të mundur auditorin me ato kufizime, praktikisht mbi 90% të provimeve të semestrit të parë i zhvilloi nëpërmjet sistemit tims pra në distancë me studentët. Mendojë që edhe vendimarrja që do të vij më pas do të jetë pak a shumë ajo e semestrit të parë”-u shpreh rektori.

 Rektori sqaron se pedagogëve u është kërkuar që të kenë kujdes me penalitetet për studentët.

Ajo që ne u kemi thënë pedagogëve në semestrin e parë është që të kenë kujdes me penalitetet me studentët duke patur parasysh situatën në të cilën u zhvillua ky vit akademik. Besoj se i njëjti mirëkuptim do të jetë edhe për semestrin e dytë”-tregoi rektori Hoxha.

 Mbi 70% e stafeve akademike janë vaksinuar dhe ndihen më të sigurt përballë COVID-19.