Rikthimi në superligë, mbrojtësi malazez i Dinamos: Jam përshtatur me ekipin, të vazhdojmë me fitoret

14 Shtator 2021, 19:59

Edhe pse rikthimi në Superligë erdhi me fitore në ndeshjen e pare, te Dinamo kishte shumë tension. Këtë e zbulon mbrojtësi malazez Safronak i cili është bashkuar këtë verë me Dinamon, ndërsa shton se do të vazhdojnë me të njëjtën ritëm pikësh edhe kundër Laçit.