Rindërtimi në Durrës/ Banorët ngrihen në protestë: Po na e prishin pallatin padrejtësisht, fillimisht e vlerësuan të banueshëm

8 Korrik 2022, 14:19

Banorët e një pallati në lagjen nr. 5 në Durrës kërkojnë sërish ekspertizë pasi sipas tyre ka pasaktësi dhe objekti pritet të shembet. Fillimisht pallati është vlerësuar i banueshëm dhe kanë marrë grant riparimi, por një eksepertizë e dytë e ka nxjerrë të pabanueshëm. Për problemin banorët iu drejtuan Bashkisë.