Rindërtimi te ‘5 maji’, Rushaj: Qeveria po prish shtëpitë për hakmarrje politike, nesër i bëj kërkesë KLSH! Banori: Mos u gënjeni, reagoni po ju ardhur litari në fyt

27 Tetor 2021, 10:26

Nënkryetari i PD Alfred Rushaj u takua me banorë tek “5 Maji”, shtëpitë e të cilëve kanë nisur të shemben për t’u rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.  Por për PD këto shembje janë pa asnjë garanci dhe në shkelje të ligjit. Rushaj tha se do i drejtohet KLSH që të gjejë shkelje në procesin e rindërtimit në këtë zonë dhe t’i denoncojë ato në organet e drejtësisë.

“Shumë gjëra falen, por prishja e shtëpisë, nxjerrja në rrugë të madhe me fëmijët, është shumë e rëndë. Pas familjes, shtëpia është gjëja më e shtrenjtë për njeriun. Do t’i bëj kërkesë menjëherë kryetarit të KLSH që shkeljet e gjetura t’ia verë sa më shpejt në dispozicion organeve të drejtësisë”, tha Rushaj.