Rindërtohet skema e përplasjes tragjike të dy trenave në Greqi! Lokomotiva e trenit me pasagjerë shpërtheu në flakë

2 Mars 2023, 15:03

Në Greqi grupi hetimor ka rindërtuar skemën e përplasjes së dy trenave që shkaktoi më pas tragjedinë me 57 të vdekur. Të dy trenët kanë qenë në të njëjtën korsi hekurudhore. Menjëherë sapo u përplasën, lokomotiva e trenit me pasagjerë shpërtheu në flakë duke shkaktuar edhe djegien e personave që ndodheshin në vagonët e parë, të cilve duhet t’u bëhet test AND-je për t’u identifikuar.

  •