Rinis në zonën e Radhimës aksioni 'Bregdeti ynë', pritet shembja e dy objekteve, Kreu i IKMT Vlorë: Pronarët s'kanë bërë rezistencë, situata e qetë

18 Shtator 2021, 13:11

Ka rinisur në zonën e Radhimës aksioni i IKMT 'bregdeti ynë', ku gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë në një objekt, ndërsa mëngjesin e sotëm pronarëve iu la kohë që të boshatisin ambientet. Ditën e sotme pritet të ndërhyhet në dy objekte.

Kreu i IKMT Vlorë, Simbol Pazaj thotë se do të prishen objektet që kishin marrë vendim më parë për t'u prishur, por që aksioni u pezullua për shkak të sezonit turistik. Sipas tij, pronarët nuk kanë bërë rezistencë, duke bërë që aksioni të vijojë normalisht.