Risi në e-Albania/ Bizneset delegojnë shërbimet online, autorizim stafit!

24 Qershor, 15:08 | Përditesimi: 24 Qershor, 15:08

Portali e-Albania sjell një funksionalitet të ri për bizneset, duke u mundësuar administratorëve të autorizojnë punonjës apo persona të tjerë për përdorimin e shërbimeve elektronike në emër të biznesit, me kontroll dhe gjurmueshmëri në kohë reale. Drejtoresha Nevila Repishti shpjegon se risia synon të rrisë efikasitetin dhe sigurinë e përdorimit të shërbimeve online.

E.H/Shqiptarja.com