Risia e 14 majit/ KQZ do raportojë çdo 1 orë pjesëmarrjen! Të dhënat nga identifikimi biometrik! Pelinku: S’ka rrezik për sulm kibernetik

6 Shkurt 2023, 17:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të raportojë çdo një orë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit. Nnënkomisionerja Lealba Pelinku thotë se të dhënat e pjesëmarrjes do të merren direkt nga pajisja e identifikimit biometrik. Sa i takon votimit dhe numërimit elektronik, ai do të shtrihet në rreth 400 qendra votimi në 3 bashkitë Elbasan, Vorë e Kamëz.