Rithemelimi për zgjedhjet në Elbasan, Boçi: Prokuroria dhe PS më përgjuan një muaj para zgjedhjeve, tentuan të përsërisin skenarin e Himarës

11 Korrik 2023, 15:56

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta në Elbasan, Luçiano Boçi akuzon prokurorinë se e ka vënë në përgjim përgjatë periudhës së fushatës së 14 majit. Ai thotë se zgjedhjet u humbën, pasi krahas presionit policer, shtetëror e politik, u manipuluan dhe pajisjet e votimit elektronik