Rivlerësimi i pronave po përdoret për pastrim parash, 3 hapat që ndiqen! Ekspertët: Të gjurmohet transaksioni e burimi i lekëve

24 Prill 2022, 09:31 | Përditesimi: 24 Prill 2022, 09:31

Nëpërmjet 3 hapave persona të ndryshëm kanë përdorur procesin e rivlerësimit për të pastruar paratë. Skema fillon me blerjen e një prone me çmim referencë, vazhdon me rivlerësimin dhe përfundon me shitjen e pronës me vlerë shumë herë më të lartë. Ekspertët thonë se problemi nuk është rivlerësimi por duhet të gjurmohen transaksionet që në momentin e blerjes së pronës.

Sh.Sh/Shqiptarja.com