Roland Bejko bën analizën e humbjes: Kandidatët punuan për të parin në listë, ndryshe nga PS! PD ka mbajtur qëndrime të kundërta me ndërkombëtarët! 3 sfidat e Bashës

21 Korrik 2021, 13:14

Atë që nuk e bëri PD në Kuvendin Kombëtar, e bën Roland Bejko, anëtar i Kryesisë në studion e Report Tv. Bëhet fjalë për analizën që çoi demokratët në humbjen e zgjedhje në 25 prillit. Ai u ndal në qarkun e Gjirokastrës, ku emri i tij ishte renditur i dyti në listë. Për Bejkon, PD-ja i kishte të gjitha shanset për të marrë dy mandate, por "u luajt" gabimisht dhe gabimi nis që nga vendosja e emrin të Tritan Shehut i pari në listë  dhe më pas në mënyrën e të bërit fushatë.