Roma i falet Pellegrinit, fiton me Sassuolon! Kumbulla në stol, Bajrami 11 minuta

17 Mars, 20:14

Në "Olimpico" Roma iu fal një "perle" të kapitenit Pellegrini për të mundur 1-0 Sassuolon. Ndeshja e javës së 29-të u vendos në minutën e 50-të. Në këtë duel Nedim Bajrami te miqtë luajti 11 minuta në fundin e lojës, teksa Kumbulla qëndroi në stol.