'Roma në flakë', re tymi mbi qytet, evakuohen banorët e 4 pallateve

9 Korrik 2022, 22:38

Një zjarr i madh ka përfshirë kryeqytetin italian Romën, duke shkaktuar një re të madhe tymi. Të frikësuar banorët kanë lënë shtëpitë, ndërsa autoritetet kanë evakuuar 4 pallate. Kryebashkiaku i Romës Roberto Gualtieri tha se situata është nën monitorim dhe nuk dihet nëse janë episode me motive kriminale apo nga pakujdesia.