Roma shënon gol, festë jo vetëm në 'Air Albania', shpërthejnë ovacionet në Stadiumin Olimpico në Romë

25 Maj 2022, 22:01

Finalja e madhe Roma-Feynoord nuk po ndiqet me emocione vetëm në Air Albania pasi një tjetër stadium është nën ‘ankth’ për rezultatin final.

Momenti i golit është pritur me ovacione të forta dhe festë në Stadiumin Olimpico të Romës ku tifozët roman janë mbledhur për të ndjekur ndeshjen.