Romë/ Shpërthim në lagjen Monteverde, shembet një pallat! Po kërkohen persona nën rrënoja, nxirret i gjallë një skocez me djegie në 70% të trupit

23 Mars, 12:35

Një shpërthim jashtëzakonisht i fuqishëm ka shkatërruar një pallat në rrugën Vitellia, në kryqëzim me rrugën Pio Foà, në Romë, në lagjen Monteverde, pak para orës 9 të mëngjesit të sotëm. Pallati ishte pjesë e ish-stalleve të Villa Pamphilj, të cilat prej kohësh janë shndërruar në banesa dhe njihen gjithashtu si "shtëpitë Garibaldi".

Nga shpërthimi janë shembur të paktën dy apartamente, një nga të ftuarit e strukturës ka mbetur i plagosur rëndë. Në vendngjarje ndodhen disa ekipe zjarrfikësish, karabinierë dhe policia lokale.

"Shpërthimi ishte shumë i fortë, dhe nga vlerësimet e para duket se është shkaktuar nga një rrjedhje gazi, ndoshta një bombol. Megjithatë, hetimet do të sqarojnë shkaqet. Personi i plagosur ishte mysafir në një strukturë akomodimi për të cilën po kryhen verifikime. Për momentin duket se bëhet fjalë për një B&B të regjistruar rregullisht", tha kryetari i bashkisë, Roberto Gualtieri, i cili mbërriti në vendngjarje.