Roskovec/ Plagosi me drapër ish-vjehrrin, arrestohet daja i deputetes Zegjine Çaushi (EMRAT)

14 Shtator, 19:11 | Përditesimi: 14 Shtator, 19:11

Një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit.

Sipas burimeve daja i deputetes Zegjine Çaushi ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëjetueses dhe pas një konflikti me babain e saj, dyshohet se e ka goditur me drapër këtë të fundit.

I lënduari Enver Gremaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë autori Bledar Bakaj u arrestua vetëm gjysmë ore pas ngjarjes.

E.H/Shqiptarja.com