Rovena Voda ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet e prokurorit të Kukësit, Edmond Karriqit! Vëlla e motër biznesmenë dhanë tek ata ryshfet për përfitime personale

15 Korrik 2021, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2021-07-15 10:39:25

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me përgjimet që çuan në arrest shtëpie ish zv.ministren e brendshme, Rovena Voda. Emri i saj doli nga përgjimet që SPAK kishte nisur në 2019 për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë. Karriqi akuzohet se ka marrë 2 mijë euro për pushimin e një çështje të disa të arrestuarve për trafik droge në Kukës.