TIRANË- Libri i ri i Rovena Rozhanit dhe Dhurata Thanasit, specialistes së njohur të kulinarisë, është promovuar në panairin e librit "Tirana 2021".
Ky libër ka nisur pak vite më parë si një skenar teatri për fëmijë që u mëshonte vlerave edukuese për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin. U provua se fëmijët duke përjetuar lojën e personazheve-perime ranë në dashuri me to. Kështu lindi libri “Rozi dhe domatja kërcimtare”. Përmes këtij libri dy autoret kanë sjellë artin e edukimit për shijen e natyrës, forcimin e marrëdhënieve dhe ndarjen e punëve në familje.