Rrëfehet Luljeta Bozo: Kur takova Ramën s'më ndërpreu fjalën, Berisha? Historia i ka treguar të këqijat

11 Mars 2021, 22:05 | Përditesimi i fundit: 2021-03-12 21:49:27

Inxhinierja dhe njëherësh kryesuesja e listës së PS në Tiranë, Luljeta Bozo është shfaqur në një rrëfim ndryshe në emisionin "Repolitix" në Report Tv ku tregon sfidat dhe objektivat e saj për fushatën, pse pranoi ftesën e kryeministri Edi Rama për të qenë pjesë e PS por edhe duke i kthyer një përgjigje sulmeve që iu bën pasi u përfshi në listat e socialistëve.

Bozo shprehet se takimin e parë që ka pasur me Edi Ramën ka qenë për tërmetin duke e cilësuar mjaft konstruktiv dhe se mendimet që ajo i kishte dhënë, kryeministri i kishte parashtruar menjëherë në komitetin që krijoi për menaxhimin e pasojave për tërmetin.

"Unë kam pasur me Ramën një komunikim të gjatë në kohën e tërmetit dhe unë në atë takim ato mendime që i dhashë ai i mori në konsideratë dhe i parashtroi menjëherë në komitetin që u ngrit për tërmetin. Opinionet duhet ti japësh vetëm kur punon  pasi duhet të jenë bazuar mbi fakte. Mua Rama nuk më ndërpreu asnjëherë fjalën, kot thonë se ai nuk të lë të flasësh', tha Bozo

Inxhinierja foli edhe për Sali Berishën, e cila u treguar mjaft diplomatike duke thënë se ai ka drejtuar shtetin për kaq vite dhe si çdo drejtues ka të mirat dhe të këqijat e tij. Sa për të këqijat  shtoi Bozo, i ka treguar historia.

"Berisha ka qenë një kardiolog shumë i mirë, kur drejton ke dhe te mira dhe të metat. Tani njerëzit i i dinë të gjitha nuk a nevojë ti përsëris unë. Ai e pati pak më të vështirë pasi nga një sistem autoritar me ekonomi të centralizua hymë menjëherë në ekonominë e tregut duke sjellë dhe shkatërrime e ekonomisë që kjo për mua nuk duhej lejuar dhe pasoja po vuhen edhe sot. Pati këto ulje e ngritjet, por ka drejtuar kaq vite shtetin, ka dhe gabime por nuk është puna ime, i ka nxjerre historia ku ka gabuar", tha Bozo.