Rrëfimet prekëse të gazetares dhe avokates afgane: Braktisëm familjet, profesionin dhe ëndrrat tona

17 Shkurt 2022, 12:28

Ndërsa vendi i tyre ra në duart e talibanëve, shumë gra e vajza afgane u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre, duke lënë pas gjithçka, familjet, ëndrrat dhe karrierën e ndërtuar prej shumë vitesh. Në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv, dy vajza afgane rrëfejnë historinë e tyre prekëse që nga momentet e largimit nga Kabuli drejt Shqipërisë dhe përshtatjen me një vend që nuk e njihnin më parë.