Rrëfimi tronditës i shqiptarit që vrau gruan në Greqi, ishte në gjumë dhe e qëllova me thikë në qafë! Momenti kur sulmohet nga familjarët e viktimës

3 Gusht 2021, 12:41

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Athinë, ku shqiptari Florand Shehu vrau bashkëshorten e tij 30-vjeçare. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Florand Shehu në dëshminë e tij ka thënë se bashkëshortja Anisa ishte në gjumë kur ai e qëlloi në qafë me thikë. Shehu ka thënë se Anisa filloi të bërtiste, por ai i mbylli gojën dhe ka vazhduar përsëri ta godasë në qafë.