Rregullorja e GJKKO/ Avokatët përshkallëzojnë bojkotin: Nuk shkojmë as në seancat për masat e sigurisë! Të arrestuarit lirohen nëse nuk dalin në gjykatë brenda 72 orëve

23 Shtator, 17:21 | Përditesimi: 23 Shtator, 17:21

Përplasja mes avokatëve dhe GJKKO për rregulloren censuruese që ndalon përdorimin e telefonave celularë në sallat e gjyqit, ka marrë një tjetër përmasë. Avokatët kanë vendosur të përshkallëzojnë bojkotin, duke përfshirë nga e hëna edhe seancat për masat e sigurisë. Kjo do të ndodhte për herë të parë në vendin tonë, dhe mund të pasonte lirimin e të arrestuarve që sipas ligjit duhet të dalin për masë sigurie brenda 72 orësh.

E.H/Shqiptarja.com