Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, burg përjetë kopshtarit Festim Bexhdili! Ende në kërkim Altin Hajri

25 Korrik, 12:39 | Përditesimi: 25 Korrik, 12:39

Jepet i njëjti verdikt edhe pas kthimit për rigjykim nga Gjykata e Lartë! Apeli i GJKKO-së vendosi sot që të lërë në fuqi dënimin e shkallës së parë, me burg përjetë për Festim Bexhdilin, kopshtarin e kompleksit ‘Golden’, në pronësi të të shumëkërkuarit Altin Hajri, për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes pa gjurmë të trupit të Jani prengës, më 17 janar 2020 nga Kamza në Shijak. Dy prokurorët e SPAK dhanë pretencë të ndryshme seancën e kaluar

r.k./Shqiptarja.com