Rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit, lihet në burg administratori i kompanisë 'Alba Ekzotik Fruit', mohon akuzat: S'kisha dijeni për drogën

16 Korrik 2021, 12:06 | Përditesimi i fundit: 2021-07-16 12:53:54

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka lënë në burg Barjon Gumenin, administratorin e kompanisë "Alba Ekzotik Fruit", në kontejnerët e së cilës u kapën 11 kg e 675gram kokainë 3 ditë më parë. Në hetuesi, Gumeni nuk ka pranuar akuzat, duke mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës, ndërsa ka thënë se nuk ka patur dijeni për sasinë e kokainës që u gjet në kontejner