Rreth 300 mijë palestinezë braktisin shtëpitë e tyre në Rafah

11 Maj, 14:49

Ushtria izraelite i ka kërkuar popullatës së lagjeve qendrore të Rafahut që të largohen nga qyteti, në jug të Rripit të Gazës.

Në pamjet e filmuara palestinezët shihen se largohen me makina, kamionçina, por edhe në këmbë ose me karroca të tejmbushura me objekte dhe sende të tjera personale.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit vlerësuan se rreth 300,000 njerëz u larguan nga Rafah për t'u zhvendosur në një "zonë humanitare" të caktuar në zonat al-Maëasi dhe Khan Younis.

Kjo gjë do të thotë se ushtria izraelite ka ndër mend të vazhdojë operacionin për pushtimin e plotë të Rafahut.