Rreth 72 orë i bllokuar në galeritë e minierës së Bulqizës, ende asgjë për fatin e minatorit Muharrem Plaku! Kërkimet ecin me ngadalë për shkak të frikës së shembjeve

18 Shtator 2021, 12:43 | Përditesimi i fundit: 2021-09-18 14:52:51

Prej gati 72 orësh i bllokuar në galerinë e errët të minierës së Bulqizëqs, shpresat për ta gjetur gjallë minatorin Muharrem Plaku sa vijnë edhe dobësohen. Operacionet e kërkimit vijojnë, por puna po ecën me ritme shumë të ngadalta për shkak të frikës për shembje të tjera në galeri që do të rrezikonin jetën e punonjësve të shpëtimit.