Rreth 900 të helmuarit në Dreçan, komuna shpall gjendjen e emergjencës! Shefja e kabinetit për Report Tv: Po kërkojmë staf mjekësor, rastet po rriten

13 Korrik 2021, 12:41 | Përditesimi i fundit: 2021-07-13 10:56:19

Teksa numri i personave që përfundojnë në spital për shkak të helmimit, po rritet dhe janë raportuar 2 viktima, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shpallur gjendjen emergjente.

E pyetur nga Report Tv, Shefja e kabinetit të komunës Deçan, Dafina Cacaj lidhur me situatën në vend, u shpreh se aktualisht po kërkojnë të zgjerojnë stafin mjekësor për shkak se numri i qytetarëve të helmuar po rritet dhe nevoja për shërbim po shtohet.