Historia e pazakontë e biznesmenit vlonjat: Si mposhta depresionin dhe shpëtova nga vetvrasja

9 Nëntor 2021, 11:23 | Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 11:26

Tani më kemi dëgjuar dhe lexuar se si sporti ndikon  pozitivisht në shëndetin fizik dhe atë mendor. Aktiviteti fizik ka një rol të madh dhe në shëndetin mendor dhe në reduktimin e stresit, ankthit dhe depresionit. Pikërisht kjo është edhe historia frymëzuese e Pirro Xhakës. 60- vjecarit nga vlora i cili arriti të mposhte vitet e gjata të depresionit vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik. Në një rrëfim për emisionin ‘Rreze Dielli’ tregon momentet e tij të vështira, tentativën për vetvrasje, luftën e gjatë me sëmundjen dhe alkoolin  dhe se si i shpëtoi vdekjes duke u frymëzuar nga një marins amerikan që te përmirësonte shëndetin përmes sportit. Prandaj sot ka një thirrje për të rinjtë dhe të moshuarit, që ta bëjnë sportin pjesë të jetës së tyre.

MC/Shqiptarja.com