Rreze Dielli - Parashikimi i yjeve për muajin Korrik !

1 Korrik 2021, 12:26 | Përditesimi i fundit: 2021-07-01 12:26:48

Korriku pritet të jetë muaji I dyshimeve në pjesën e karrierës për pothuajse të gjithë shenjat, megjithatë sipas astrologes Meri Gjini në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ do të ketë plot ngjyra dhe është muaji perfekt për pushimet. Ndërsa për të gjithë ata që kanë çështje me sistemin bankar është koha e duhur për ti mbyllur ato.

Parashikimi i yjeve për muajin korrik

Dashi- muaj që do rezultojë shumë I mirë për cështje që do i përkasin profesionit. Ka oferta ka lajme ka diskutime në lidhje me punën, ditët në vazhdim mund të rezultojnë shumë të mira për diskutimet profesionale. Pë rata që kanë planifikuar pushimet, gjysmën e vëmendjes do ta kenë nga puna dhe nga lajmet për zhvillimet e karrierës së tyre.

Demi- Pushimt e tyre do të ishte mirë që ti planifikonin pas datës 20 të korrikut. Pjesa e tolerancës është shumë e rëndësihsme për demat, ditët më të rëndisishme sidomos në ambientet profesionale janë data 4 dhe 5.

Binjakët- Muaji më I mirë për binjakët. Më shumë kujdes në mënyrën se si do pozicionoheni, do të kenë muaj fantastic ata që do luajnë pak rolin e oportunistit apo të ndjekëseve jo pozicionin e liderit. Kanë levizje të mira me çështjen e lekut deri në datën 12.

Gaforrja- Në datën 12 do tju ndryshojë humori, lum si ata gaforre që kanë caktuar pushimet pas kësaj date. Të lehtësuar shumë nga detyrimet familjar, nga axhenda  dhe disa do të kenë gjëra të rëndësishme për të rënë në ujdi, për të qartësuar cështje që I përkasin jetës personale por edhe projekimit professional.

Luani-  Protagonistët e verës, kanë një tendencë për tonacione të larta për shkak të mostolerancës në pjesën e kohës. Kontrolli I komunikimit e drejta e tyre përfundon atje ku nis e tjetrit dhe gjithmonë vërtetësia është cështje këndvështrimi.

Virgjërsha- për cështjet profesionale duhet të menaxhojnë kohën dhe axhendën në një kohë të tillë që në varësi të gradëve të diellit, pra 10 ditëshi parë duhet e patjetër ti bëj pushimet në korrik sepse ka impenime shumë të mëdha dhe serioze në 10 ditëshin e parë të gushtit.

Peshorja-  Rrespektimi I faktorit kohë në cështje të rëndësishme  të profesionit është ajo që mund të lehtësojë totalisht muajin dhe ta bëjë një muaj shumë të bukur dhe shumë të thjeshtë. pë rata që janë të lodhur nga pritja e zhvillimeve të tyre profesionale kjo mudn ta bëjë pak disforik dhe pak të vështirë. Kemi faktorin e papritur për peshoren që nuk e menaxhojmë dot dhe do të jetë I ndjeshëm deri në datën 12.

Akrepi- nevoja për tu marr me veten është shumë e madhe. Ata që gjejnë ekuilibrin ndërmjet gjërave që duan dhe detyrimeve janë ata që do kalojn muajin korrik shumë mirë dhe shumë të qartë e produktiv. Të tjerët do të mbartin nervozizëm në familje ose me eprorët e tyre kështu që do të duhet të ruajnë tonacionet.

Shigjetari- Do të kenë mundësira shumë të mira për t’I shijuar të dyja pjesët dhe adrenalinën e verës dhe të bashkimit të marsit dhe venusit në pjesën e tyre personale por edhe pjesën e përshpejtimit të gjërave në pjesën profesionale të tyrë.Sido që ti kenë vendosur gjërat në axhendën e tyre do të kenë një planifikim shumë të mirë.Më shumë kujdes me lëvizjet  këtë fundjavë.

Bricjapi- Ajo që do të ngjyrosi është luhatja dhe paqëndrueshmëria në humorin e tyre. Kanë shumë detyrime profesionale, kanë shumë gjëra të hapura me të cilët do merren në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër është nevoja për të pasur ngjyra të forta dhe të bukura në ambientet e tyre familjare apo në jetën e tyre personale. Do të duhet të ndryshojnë këndvështrimin për ti gjetur dhe për ti jetuar dhe të qëndrojnë larg xhelozive apo kontrollit, mënyrës se si do ti gjykojnë gjërat.

Ujori- kanë një bashkëpunim shumë të mirë përsa I përket pjesës sociale. Një cështje e rëndësishme apo një ide e rëndësishme praktike apo profesionale duket sikur ngec ne vend apo mbetet pezull. kjo deri nga data 12. Rezymeja përfundimtare do të jetë shumë e mirë. Pra të mos prishn terezinë e tyre pavarësisht cështjeve pezull profesionalisht.

Peshqit- Muaj fantastic për peshqit për pushime. Fiziku dhe leju kjo është ngjyrosja e muajit. Deri në datën 12 është shumë e rëndësishmë që të mos i imponohemi njerëzve që na rrethojnë. Dashuria mund të rezultojë kryefjala e muajit korrik.