Gratë obeze, ja çfarë këshillon nutriconistja

7 Dhjetor 2021, 11:57 | Përditesimi i fundit: 2021-12-07 12:38:28

Shqipëria renditet e treta në Europë për nivelin e lartë të obezitet të grave , kjo sipas të dhënave të Eurostat. Ndërsa sipas Anketës Demografike dhe shëndetësore të Instat 24. 4 % e grave në vend konsiderohen obeze, kjo për grupmoshën 15-59 vjec. Sipas INSTAT, qytetet shqiptare ku gratë kanë nivelin më të lartë të BMI janë Elbasani, Berati ndërsa më i ulëti është në Kukës. Në Shqipëri, obeziteti te burrat është më i ulët sesa te gratë. Sipas INSTAT 18.1% e meshkujve e kishin treguesin BMI mbi 30, duke u renditur në vendin e 13. Për burrat, rekordin e mban Berati i ndjekur nga Fieri me 17.5% dhe Durrësi. Nivelin më të ulët të obezitetit në Europë te gratë e kanë rumunët dhe italianët .  Në një intervistë në emisionin ''Rreze Dielli'' në Report Tv nutricionistja Rolina Naço tregoi për faktorët e riskut që cojnë drejt obezitetit.