Nesër Celibashi vendos fatin e PD, Gështenja në Report Tv: Nuk besoj të jetë çmendur të mos na regjistrojë, të respektojë ligjin! Krashi: Opozita, peng i përplasejeve të brendshme

13 Mars 2023, 19:09 | Përditesimi i fundit: 2023-03-13 19:28:32

Ilirjan Celibashi pritet të vendosë nesër nëse do ta regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme duke pranuar apo jo kërkesën e grupit të Alibeajt, edhe pse këta të fundit nuk e kanë sjellë letrën me firmën e Lulzim Bashës. Për deputetin demokrat Lefter Gështenja do të ishte çmenduri nëse PD nuk do të regjistrohej. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv të gazetarit Arbër Hitaj ai akuzoi Celibashin se po bën politikë.