Rrezik shembjeje, çelet fondi 64 milionë lekë për pallatin në Gjirokastër

16 Korrik 2021, 15:11 | Përditesimi: 16 Korrik 2021, 15:11

Pas tre vitesh, më të fund do të realizohet ndërhyrja në Kodrën e Shtufit në Gjirokastër, aty ku banorët jetojnë me frikën e shembjes së pallatit për shkak të erozionit të tokës. Projekti i financuar nga qeveria shqiptare dhe i mbikëqyrur nga Bashkia Gjirokastër parashikon ndërtimin e mureve mbajtëse dhe ngritjen e dy rreshtave me pilota për stabilizimin e kodrës ku ndodhet objekti. Shtatori pritet të jetë fillimi i punimeve që parashikohen të zgjasin 4 muaj dhe përfitues janë 16 familje.

KT/Shqiptarja.com