Rrezikon të dënohet me vdekje, Gjykata e Tiranës refuzon ekstradimin e egjiptianit, në kërkim ndërkombëtar për vrasje

20 Gusht 2021, 13:02 | Përditesimi: 20 Gusht 2021, 14:09

Në Egjipt Mohamed Rageh do të vritej. 50 vjeçari do të vazhdoj të qëndroj në vendin tonë, pasi autoritetet egjiptiane nuk dhanë garanci për jetën e tij. Në vendin e tij të origjinës vazhdon të jetë vendimi kapital, ndërsa për veprën penale që ai akuzohet, ky vendim e priste. Për këtë arsye, Gjykata Penale e Tiranës ka refuzuar t’a ekstradoj në drejtim të vendit të origjinës egjiptianin Rageh, i arrestuar në vendin tonë në 22 maj të këtij viti. Vendimi për refuzimin e ekstradimit u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni, me arsyetimin e faktit se vepra penale e vrasjes për të cilën akuzohet 52-vjeçari egjiptian, dënohet më vdekje në vendin ku është kryer. Në komunikimet përmes letërporosive me autoritetet e drejtësisë egjiptiane, këta të fundit nuk dhanë garanci se 50-vjeçari nuk do të dënohej me vdekje në rast të një ekstradimi të mundshëm.

KT/Shqiptarja.com