Rrezikonte të lirohej prej bojkotit, GJKKO i gjen mbrojtësin dhe lë në arrest shtëpie administratorin e inceneratorit të Elbasanit! Dhoma e Avokatisë i pezullon për dy vite licencën Lefter Xhengos

9 Tetor, 16:48 | Përditesimi: 9 Tetor, 16:48

Dhoma e Avokatisë i heq licencën për 2 vite, një avokati kryesisht i cili theu bojkotin dhe mori pjesë në seancën për masën e sigurisë për Lefter Xhengon, administratorin e inceneratorit të Elbasanit. Dhoma e Avokatisë toleroi vetëm me vërejtje avokatin që mori pjesë të enjten në seancën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit ndaj Greta Gjocit, nënës me fëmijë 3 muajsh që u burgos pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

E.H/Shqiptarja.com