Rreziku nga bombolat e gazit, drejtori i zjarrfikëses Tiranë: Shkak i 90% të zjarreve në banesa, duhen vetëm të licencuara! Ato portokalli janë për 1 përdorim, s'duhet të rimbushen

26 Qershor 2021, 07:54 | Përditesimi: 26 Qershor 2021, 07:54

Një i afërm i pronarit të banesës në fshatin Saver të Lushnjës tentoi të ndez bombolën e gazit. Sapo është shfaqur shkëndija e parë e flakës, bombola ka shpërthyer. Si pasojë pati dëme të shumta materiale, por për fat të mirë, jo të lënduar në njerëz.

Zjarret që shkaktohen nga bombola e gazit kanë qenë të shumta dhe për këtë Kreu i Shërbimit Zjarrfikës së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, apelon që ndërrimi i bombolave të bëhet vetëm nga njerëz të licencuar.

r.k./Shqiptarja.com