Rrëzimi i avionit në Indi, kryeministri Modi: Nuk mund ta përshkruaj me fjalë dhimbjen që ndjejmë

12 Qershor 2025, 14:53 | Përditesimi: 12 Qershor 2025, 14:53

Një avion i kompanisë Air India u rrëzua sot pranë aeroportit të Ahmedabad, vetëm pak minuta pas ngritjes në fluturim me destinacion Londrën. Fluturimi AI171, që ishte nisur drejt aeroportit Gatwick, pësoi aksident fatal duke shkaktuar një tragjedi të rëndë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme indiane, Randhir Jaiswal, në konferencën për shtyp, tha se ky ishte "një aksident shumë tragjik".

"Operacionet e shpëtimit kanë filluar. Duhet të presim edhe pak kohë në lidhje me rrëzimin e avionit. Kemi humbur shumë njerëz. U shprehim ngushëllimet tona më të thella të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre", tha ai.

r.k./Shqiptarja.com