Rrëzohet avioni privat në Florida, vdesin 9 pasagjerët! Krater flakësh në vendin e aksidentit, ngjarja 13 kilometra larg rezidencës së Trump

1 Nëntor, 22:46 | Përditesimi: 1 Nëntor, 22:46

Një avion privat me 9 pasagjerë është rrëzuar në Florida, vetëm 13 kilometra larg rezidencës së Donald Trump në Mar-a-Lago. Pamjet filmike të momentit të përplasjes, të regjistruara nga një automjet që po kalonte aty pranë, tregojnë avionin duke rënë me pjesën e përparme drejt tokës, përpara se të përplasej në anë të rrugës.

E.H/Shqiptarja.com