Rrëzohet avioni rus në Krime! Ukraina: Ishte plot me municione

1 Tetor 2022, 22:17

Një shpërthim i fortë u dëgjua në Krime, në zonën e aeroportit Belbek, pranë Sabastopois ku një re e dendur tymi i zi ngrihej në qiell.

Autoritet ukrainase thonë se një avion ushtarak rus u rrëzua teksa po ulej në një pistë në aeroportin Belbek në Krime. 

Lajmin e bëri të ditur guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhaev, sipas të cilit avioni ka doli nga pista dhe u përfshi nga flakët. Disa kanale ukrainase në Telegrami thonë se avioni i rrëzuar ishte plot me municion ushtarake.