Rriten rastet e bullizmit në internet, TikTok dhe Telegram ndër platformat e rrezikshme për fëmijët!

7 Shkurt, 15:22 | Përditesimi i fundit: 2024-02-07 15:23:01

Ekspozimi i fëmijëve në internet, ku ata përballen me forma të ndryshme kërcënimi apo bullizimi, është rritur 4 herë gjatë vitit që lamë pas. Mësesja Eralda Bejleri e ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv thotë se bullizmi është një fenomen shumë i përhapur tek nxënësit, sidomos tek adoleshentët. Ajo thekson se interneti është një ndër faktorët kryesor që nxit këtë fenomen.