Rriten tensionet, Kina vazhdon manovrat ushtarake pranë Tajvanit! E rrethon me 59 avionë luftarakë dhe 11 anije

10 Prill 2023, 16:07

Kina vazhdoi të hënën manovrat e saj ushtarake në shkallë të gjerë pranë Tajvanit, për të tretën ditë radhazi, si hakmarrje ndaj takimit të presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-wen me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy javën e kaluar.