Rritet çmimi, buka masive shitet me 100 lek në Korçë! Qytetarët: Më lirë çmimet në Greqi se në Shqipëri, këtu nuk jetohet

8 Shtator 2021, 19:50 | Përditesimi: 8 Shtator 2021, 19:50

Të gjitha furrat e bukës kanë rritur çmimin në Korçë. Buka masive shitet për 100 lek, ndërsa të gjitha produktet e brumit kanë pësuar rritje nga 10 deri në 20 lek. Banorët shprehen me shqetësim se jo vetëm buka por edhe ushqimet e shportës kanë pësuar rritje duke e bërë jetesën më të vështirë. 

KT/Shqiptarja.com