Rritet fluksi në Portin e Durrësit, rreth 120 mijë udhëtarë në 2 javët e para të gushtit

22 Gusht, 16:29

Në dy javët e para të gushtit rreth 120 mijë pasagjerë kanë udhëtuar në hyrje e dalje të Portit të Durrësit. Numërohen afro 4 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në terminal punojnë 26 sportele për të shmangur radhët.