Rritja e çmimeve të ushqimeve, kreu i Agrobiznesit: Pandemia, tërmeti dhe ulja e rimbursimit të TVSH-së për fermerët kanë ndikuar në rritjen e kostos së produkteve

8 Shtator 2021, 17:52 | Përditesimi i fundit: 2021-09-08 19:20:13

Kreu i Agrobiznesit, Agim Rrapaj në një intervistë për Report Tv, thotë se tre janë faktorët që kanë ndikuar në rritjen e kostos së produkteve. Rrapaj tha se në fushën e rritjes së ushqimit kanë ndikuar  pandemia, tërmeti si dhe kushtet e motit, që nuk varen prej tyre dhe nuk ka abuzim nga tregtarët pasi diskutohet nga tregu ndërkombëtar