Rritja e çmimit të naftës, 3 orë protestë paqësore në Tiranë! Qindra qytetarë para Kryeministrisë: Do jemi çdo ditë këtu! Bllokuan rrugët e Unazës për disa minuta, policia zhbllokoi trafikun

9 Mars 2022, 20:14 | Përditesimi: 9 Mars 2022, 20:52

3 orë protesta në Tiranë. Me qindra qytetarë u mblodhën para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe bukës, por edhe ushqimeve të shportës. Pas Kryeministrisë qytetarët bllokuan unazën dhe kryqëzimin te Parku Rinia duke krijuar kaos dhe radhë kilometrike makinash dhe autobusësh. Kjo ka sjellë ndërhyrjen e policisë për të zhbllokuar rrugën.

    KT/Shqiptarja.com