Rritja e infektimeve me COVID-19, epidemiologët për Report Tv: Të shtohen kategoritë për vaksinim të detyrueshëm

6 Janar 2022, 13:25 | Përditesimi i fundit: 2022-01-06 15:49:06

“Mosmbrojtja për festa ka sjellë rritje të infektimeve ditore, por nëse aplikojmë rregullat dhe mbajtja e maskave ne çdo lloj ambienti brenda dhe jashtë atëherë virusi do të parandalohet shumë shpejt.  Duhet të shtohen kategoritë e vaksinimit dhe kërkimit të pasaportës së gjelbër”, tha Kapxhiu.

Në të gjithë botën infektimet po rriten me ritme të shpejta për shkak të varianti Omicron, ndërsa kohët e fundit po qarkullon një tjetër infeksion “Florona” që është mbivendosje e dy infeksioneve, atë të COVID-19 dhe gripit. Për mjekun Dasho edhe ky është një rrezik pasi njerëzit tashmë duhet të luftojnë dy viruse brenda trupit dhe jo vetëm një patogjen si në rastin kur kishin vetëm COVID apo vetëm grip.

“Në Shqipëri nuk ka pajisje që vërteton ka Florona apo jo por mund të konstatohen raste sporadike të mbivendosjes së dy infeksioneve. Kjo kërkon një nivel më të lartë kujdesi, krahasuar kur është i infektuar vetëm me një patogen. Shqipëria duhet të ketë sa më shpjet kapacitete teknologjike për verifikimin e prezencës së tyre”, tha ai

Nëse do të ketë më variante të reja të COVID-19  ajo jo nuk mund të thuhet ende, por mjekët Dasho dhe Kapxhiu u shprehën se “variantet shfaqen ne vendit ku nuk ka imunizim masiv dhe as vaksinim dhe për këtë duhet punuar në gjithë botën që njerëzit të vaksinohen.”