Rritja e pagave për policët dhe punonjësit e sigurisë në burgje, Rama: 48 mijë lekë shtesë për Drejtuesin Madhor, 24 mijë lekë për Drejtuesin e parë

8 Prill 2023, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2023-04-08 13:28:40

Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të sistemit të Burgjeve do të kenë paga më të larta. Qeveria ka vendosur që edhe ata të kenë rritje të rrogave që do të realizohet në dy etapa, në harkun e një viti, nga ku do të përfitojnë 12120 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe 3566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve.