Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, mjeku Tola: 95% e të shtruarve në spital të pavaksinuar! Virusi 10-fish më agresiv tek gratë shtatzëna

8 Shtator 2021, 20:39

Kosova është në kulmin e valës së katërt të pandemisë. Kështu ka deklaruar në 'Report Tv', infektologu Ilir Tolaj, i cili theksoi se 95% e të shtruarve në spital nuk e kanë marrë vaksinën anti-COVID, ose kanë marrë vetëm një dozë të saj. Ndërsa, Tolaj theksoi se virusi shfaqet 10-fish më agresiv tek gratë shtazëna.