Rritja e rasteve të reja me Delta rikthen maskat në SHBA

28 Korrik 2021, 12:06

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara rekomanduan që amerikanët e vaksinuar plotësisht t’i kthehen vendosjes së maskës në ambiente të mbyllura, për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus.